Miftaraj thyen dorën në stërvitje
13 dhjetor 2017
| 14:34
Mesfushori Diar Miftaraj e ka thyer dorën të martën në stërvitjen e skuadrës së Prishtinës.
Kjo ishte stërvitja e parë pas ndeshjes së Kupës ndaj Flamurtarit. Ish-anëtari i Besës së Pejës, Diar Miftaraj, pas kontrollit te specialisti, ka vendosur gjipsin, kurse pas dhjetësh do ta ketë kontrollin e ardhshëm.
Sipas njoftimit të klubit kryeqytetas, mesfushori në fjalë pritet të jetë i gatshëm më 6 janar.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)