Miftaraj, vendimtar në fitoren e Prishtinës
19 shtator 2018
| 20:05
Prishtina e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll me Gjilanin, të cilin e mposhti me rezultat minimal, 1:0, shkruan Zeri.info.
Përpjekjeve të shumta të Bardhekaltërve iu ka ardhur fundi në minutën e 80-të kur Diar Miftaraj shënoi me kokë për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme ekipit të Mirel Josës.