Migjen Basha transferohet te Melbourne Victory
19 shtator 2019
| 13:36
Ish-mesfushori i Shqipërisë Migjen Basha ka firmosur për dy sezone te skuadra australiane Melbourne Victory.
Pasi u largua nga Aris dhe njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja, 32-vjeçari do të provojë kështu një aventurë të re në kontinentin e largët. Ai bëhet shqiptari i dytë që luan me këtë klub, pas Besart Berishës. Basha ka luajtur 33 ndeshje me Shqipërinë, e fundit në qershor të këtij viti në kualifikueset e “Euro 2020”.
Trajneri i Melbourne Victory, Marco Kurz, shprehu kënaqësinë që mori në skuadër një lojtar me kaq përvojë. “Jam shumë i lumtur që një lojtar i tillë vjen te ne. Besoj se do të jetë një lider i fortë në këtë grup”, ka thënë Kurz. Basha e nisi karrierën ën Zvicër para se të kalonte në Itali, ku spikati veçanërisht te Torino.