Mignolet largohet nga Liverpooli, vjen Adrian
05 gusht 2019
| 15:21
Liverpooli e ka shituar Simon Mignolet për 7 milionë euro tek Club Brugge, kurse menjëherë e ka zëvendësuar atë me portierin Adrian.
Portieri 32-vjeçar u largua në fund të sezonit nga West Ham dhe “Reds” e marrin si lojtar të lirë, duke mos paguar asnjë qindarkë për të. Në karrierën e tij, ai ka luajtur vetëm me skuadrën e Real Betis, para se të transferohej në Premier Ligë në vitin 2013.