Mihajloviq: Autostrada Prishtinë-Nish, e rëndësishme edhe për Serbinë
30 janar 2018
| 11:49
Zëvendëskryeministrja e Serbisë, njëherësh ministre e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlovia, ka thënë se është shumë e rëndësishme që Serbia të lidhë rrugët me vendet e rajonit dhe ka shtuar se autostrada Nish-Merdar-Prishtinë është e rëndësishme për të gjithë rajonin, por edhe për Serbinë.
“Është gjithashtu e rëndësishme për popullin tonë që jeton në Kosovë dhe për Serbinë që të dalë në porte si dhe për kompanitë tona të ndërtimit”, ka thënë ajo gjatë Konferencës rajonale për barazinë gjinore dhe reformën e administratës publike në Ballkanin Perëndimor.