Mihali para prokurorisë: S’kam certifikatë të sigurisë, s’jam eksperte e energjetikës, por kam qasje
Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitares në rastin e ish-krysehefit të KEK-ut, Nagip Krasniq – aktakuza ndaj të cilit peshon për dëm prej rreth 37 milionë eurosh.
“Nacionale” ka parë dokumentin e procesverbalit të marrjes në pyetje të znj. Dejona Mihali, ku mes tjerash, ajo e pranon se s’ka çertifikatë të sigurisë, për të pasur qasje në informacione konfidenciale.
“Prokurori: A keni certifikatë të sigurisë për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara”.
“Dëshmitarja: Jo nuk kam por edhe nuk kam aplikuar”.
Madje, në dokumentin që ka parë “Nacionale”, prokuroria e pyet Mihalin nëse është eksperte engjeregjitkës, dhe ajo përgjigjet me “jo”, prokuroria gjithashtu e pyet Mihalin nëse ajo është eksperte e ekonomisë, Mihali përsëri përgjigjet me “jo”.
Por, ajo pranon se ka qasje në grupe ku diskutohen çështjet shtetërore për ekonominë e energjetikën, së bashku me Kurtin, Rizvanollin, Nagip Krasniqin e Hekuran Muratin.