Mihovci: 9 milionë euro investime në infrastrukturën rrugore të Gjilanit
Investimet në infrastrukturën rrugore të Komunës së Gjilanit, po përmirësohen dita ditës. Për ndërtimin, asfaltimin, zgjerimin e mirëmbajtjen e rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve, ndriçimit publik dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese dhe terreneve sportive në vitin paraprak ishin mbi 9 milionë euro.
Mentor Mihovci, drejtor për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim në Komunën e Gjilanit, tha se janë duke bërë investime milionëshe në infrastrukturën rrugore.
Sipas tij këto investime po bëhen prej fshatrave e drejt qendrës së qytetit, duke kthyer perspektivën edhe në pjesët rurale etj.
“9 milionë e 21 mijë e 495.29 euro është vlera investimeve. Kjo po bëhet me qëllim për të krijuar jetë më e mirë për qytetarët”, tha Mihovci.
Më tej ai shton se gjatë vitit të kaluar janë realizuar dhjetëra projekte. E po ashtu edhe sivjet kanë nis të realizohen, me qëllim të ngritjes së ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Krahas infrastrukturës rrugore, janë realizuar projekte edhe në infrastrukturën tjetër bazike në ujësjellës, ndriçim, gjelbërim, kanalizime e punë tjera.
Sipas drejtorit, për këto projekte me bashkë financim për vitin 2023 janë investuar 5 milionë e 581 mijë e 856.93 euro. Projekte nga shpenzimet kapitale, janë investuar 2 milionë e 836 mijë e 132. 19 euro.
Për mirëmbajtjen verore të rrugëve, janë investuar 306 mijë e 105. 05 euro. Në mirëmbajtën e ndriçimit në qytet e fshatra, janë investuar 297 mijë e 401. 12 euro.