Mijaçiqi: Kosova s’mund t’i ikë formimit të asociacionit, amerikanët kanë nisur diskutimet

20 mars 2023 | 11:18

Dragisha Mijaçiq, koordinator i Grupit Punues të Konventës së BE-së për kapitullin 35, ka komentuar marrëveshjen në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit në Ohër për aneksin e zbatimit.

Sipas Mijaçiqit, marrëveshja në fjalë ishte “fitore në rrugën e vërtetë diplomatike” pasi të gjithë kishin dalë fitues.

Mijaçiqi është shprehur se asnjëra palë nuk do të arrijë që të shpëtojë nga detyrimet që kanë marrë.

“Ne shohim se përmbushja e neneve të marrëveshjes nuk është e kushtëzuar reciprokisht, gjë që deri diku ishte kërkesë e Serbisë, që do të thotë se ato zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”, ka thënë Mijaçiqi, raporton “Kosovo-Online”.

Sipas tij, kjo nënkuptonte se nuk dihej as kur do të formohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Pala kosovare është zotuar që të negociojë me ekipin evropian formimin e asociacionit… Ju kujtoj se ambasada amerikane tashmë ka filluar diskutimet për atë temë. Mund ët presim themelimin e Asociacionit. Sigurisht që do të vendoset sepse është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës…”, ka thënë ai.

Nuk dihet nëse kur flet për nisjen e diskutimeve nga ambasada e ShBA-së e ka fjalën për takimin e 31 janarit dhe një takim tjetër pasues në fillim të shkurtit, apo edhe për takime tjera për të cilat nuk është i informuar publiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…