Mijëra bashkatdhetarë në Olten të Zvicrës mirëpresin Abdixhikun dhe ‘Turneun e Ndryshimit’

01 dhjetor 2024 | 14:36

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur “Turneun e Ndryshimit” në qytetin Olten të Zvicrës. Para mijëra bashkatdhetarëve, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë sikurse Kosova, edhe mërgata qenka ngritur në këmbë dhe qenka besatuar për ndryshimin e madh.

“Më lejoni të ju falënderojë nga zemra, për këtë organizim sa madhështor aq edhe të ngrohtë; të ju falënderojë për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë thirrjes sime për ngritje të djathtë kombëtare”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se “kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim”.

Abdixhiku ka thënë se populli i Kosovës po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës!

“Ky rrugëtim i ri historik u formësua në të gjitha tubimet e ‘Turneut të Ndryshimit’ që mbajta në Kosovë, si ftesë e thirrje monumentale për ndryshim. Por ky rrugëtim, ishte i mangët, pa Mërgatën tonë! Prandaj dhe jemi këtu sot”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, |asnjë lëvizje e madhe, nuk mund të nisë ndonjë ringritje të djathtë, pa u mbështetur në shpirtin dhe zemrën e kombit, pa u mbështetur në pasurinë tonë të madhe, në vet mërgatën shqiptare!”.

“Kushtrimi Rugovist ka rënë dhe këtu! Këtij kushtrimi po i përgjigjemi të gjithë me njëzë! LDK-ja është ngritur në këmbë! Dhe kur LDK ngritët në këmbë, s’ka asgjë që e ndalë, s’ka asgjë që e ndanë”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, kritike e madhe e partisë…