Mijëra gjoba për mosrespektim të masave

31 gusht 2021 | 19:45

Nga 30 gushti janë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit.

Që atëherë, në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të Kosovës, prania e policëve është shtuar, të cilët po shqiptojnë edhe gjoba për qytetarët që po thyejnë rregullat.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 31 gusht se në 24 orëshin paraprak ka shqiptuar 2.479 gjoba për shkelje të ligjit kundër Covid-19.

Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur janë duke ecur vetë në ambinte të hapura.

Por, kjo të gjithë qytetarët në Prishtinë, më 31 gusht, kishin maska të vendosura në fytyrë.

Autoritetet kanë thënë se personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten në bazë të ligjit për mbrojtjen nga koronavirusi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njofton se ka arrestuar…