Mijëra kinezë “pushtojnë” qendrën tregtare, vrapojnë drejt dyqanit të telefonave për të blerë një iPhone 13
Pushtimi i bibliotekës, jo. Radhë për bukë, jo! Pritje për fotografi me yllin e kinematografisë kineze apo ndonjë këngëtar, hiq se hiq. Është shfaqur iPhone i ri, e kjo bëri që mijëra kinezë me një fjalë të pushtojnë një qendër tregtare në verilindje të Kinës – provincën Shansi.
Mediat kineze kanë publikuar videon ku shihen mijëra kinezë, të cilët në orët e para të mëngjesit prisnin me padurim para një qendre tregtare, e cila nga çasti në çast pritej të hapte dyert dhe ata të futen deri te dyqani i telefonave – me qëllim që t’i blejnë vetes iPhone e ri 13, transmeton Telegrafi.
Mijëra prej tyre ia mësynë shkallëve elektrike që çonin drejt dyqanit të telefonave – duke dashur ta qerasin veten me një telefon të ri nga gjiganti amerikan Apple.
Hundreds of people were seen running into a shopping mall in northwestern China’s Shaanxi province to buy the new iPhone. pic.twitter.com/SqC9tIBUHh
— South China Morning Post (@SCMPNews) September 27, 2021
Siç raportojnë mediat kineze, shumë prej tyre janë kthyer të nesërmen që të blejnë telefona tjerë për më të dashurit e tyre.
Ndryshe Kina vitin e kaluar pati njoftuar se varfëria është rritur dukshëm, dhe se çdo herë e më shumë kinezët futeshin në klasën e mesme.