Mijëra mace të ngordhura, frikë nga “koronavirusi felin”
Ekspertët e shëndetësisë në Evropë po analizojnë ngordhjet e papritura dhe të shpeshta të maceve në Qipro. Mijëra mace kanë ngordhur nga një variant i koronavirusit në këto kafshë. Duke qenë se mes tyre ka shumë mace shtëpie, mund të ketë rrezik edhe për njerëzit.
Përhapja aktuale në Qipro është një koronavirus i maces, i palidhur me COVID-19, i cili ka prekur edhe macet në Britani. Për momentin, nuk duket se infekton njerëz. Zakonisht, shkakton një shqetësim të lehtë stomaku tek kafshët, por mund të çojë në peritonit infektiv të maces. Në këtë rast, qelizat e bardha të gjakut infektohen dhe virusi përhapet në të gjithë trupin e kafshës, duke shkaktuar një reaksion inflamator potencialisht fatal në bark, veshka dhe tru.
Që nga fillimi i vitit, veterinerët e Qipros kanë paralajmëruar për një rritje të pazakontë dhe të papritur të rasteve të maceve me peritonit infektiv në të gjithë vendin, duke shkuar nga tre dhe katër raste të konfirmuara nga PCR në 2021 dhe 2022, në 98 vetëm në muajin janar të vitit 2023. Një shifër që është rritur në 300 000, sipas të dhënave më të fundit të siguruara nga Dinos Ayiomamitis, drejtor i Shoqërisë për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Maceve.
Charalampos Attipa, një profesor i patologjisë klinike në Universitetin e Edinburgut dhe një nga shkencëtarët që hetoi shpërthimin e epidemisë, thotë se numri i rasteve ishte rritur 40-fish pas një viti: “Numrat janë në mijëra, por numri i saktë është vështirë të thuhet”.
Eksperti, pasi e përshkroi zhvillimin e këtij virusi si “alarmant”, vuri në dukje një tendencë më virulente në qarkullim. Pas pandemisë së koronavirusit COVID-19, e cila preku disa kafshë (përfshirë macet), mund të jetë shfaqur një lloj i ri. Duke pasur antitrupa, një evolucion i koronavirusëve ekzistues të maces mund të ishte përhapur vitet e fundit.
Situata në vende të tjera
Në Liban, Izrael ose Turqi (vende me popullsi të madhe macesh endacake), veterinerët gjithashtu kanë konfirmuar rritje të ngjashme, megjithëse pa prova të një modeli të ngjashëm me atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qipros. Ndërkohë, në Britani përhapja duket të jetë më e ngadaltë, pasi ka edhe më pak mace endacake. Nga Shoqata Britanike e Veterinarisë (BVA) këshillojnë që macet e importuara nga Qipro të testohen përpara se të udhëtojnë.
“Rastet e raportuara të peritonitit infektiv të maces (FIP) në Qipro janë shqetësuese. Këshilla jonë aktuale për pronarët e maceve është të kontaktoni veterinerin tuaj nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me shëndetin e kafshës suaj,” shpjegon Dr. Justine Shotton, Zëvendës Presidente e BVA.