Mijëra njerëz marshojnë në Shtëpinë e Bardhë për të drejtat e abortit

10 korrik 2022 | 08:28

Mijëra njerëz ishin mbledhur në kryeqytetin amerikan të shtunën, duke marshuar në mes të shiut të rrëmbyeshëm dhe duke rrezikuar arrestimin, këto për të protestuar kundër ndryshimit të të drejtave të abortit muajin e kaluar.

Protesta erdhi dy javë pasi Gjykata e Lartë shfuqizoi Roe v Wade – vendimi që kishte garantuar aksesin e abortit në mbarë vendin për gati 50 vjet.

Duke brohoritur “ne nuk do të kthehemi”, protestuesit u mblodhën para portës së Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 10 000 njerëz u mblodhën nga e gjithë ShBA-ja, thanë organizatorët.

Lauren Pierce, një avokate nga Dallasi, ishte në mesin e tyre, e cila ka udhëtuar rreth 2,100 kilometra për të marrë pjesë në demonstratë.

“Për mua nuk ka asgjë më të vlefshme për të luftuar se kjo kauzë, e drejta jonë themelore për të pasur autonomi trupore. Nëse kjo do të thotë të zësh hapësirë dhe të arrestohesh, atëherë mendoj se ia vlen”, tha Pierce.

Shteti i Pierce, Teksasi, është ndër dhjetë shtetet amerikane ku aborti tashmë është i ndaluar. Të paktën një mori shtetesh të tjera pritet të pasojnë.

Aktivistët kundër abortit, shumë prej të cilëve e shohin abortin si “vrasje”, kanë festuar vendimin e gjykatës.

Të premten, duke u përballur me presionin, Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e detyron departamentin e tij shëndetësor të mbrojë kujdesin e abortit, duke përfshirë aksesin në abortin me ilaçe dhe kontracepsionin e urgjencës, dhe masat mbrojtëse për privatësinë e pacientit.

Por pushteti i presidentit është i kufizuar. Ai nuk mund ta detyrojë legjislacionin në Kongres dhe nuk mund ta zhbëjë vendimin e Gjykatës së Lartë, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm 51 anesteziologë janë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës…