Mijëra pasagjerë mbesin të ngujuar nga mbyllja e aeroportit Gatwick në Londër

20 dhjetor 2018 | 13:56

E vetmja pistë në aeroportin Gatwick të Londrës mbetet e mbyllur, për shkak se mbi të janë zbuluar duke fluturuar dy dronë.

Mijëra pasagjerë janë përballur me një vonesë pasi shumë fluturime janë anuluar.

Gatwick, aeroporti i dytë më i madh britanik, mbylli pistën të mërkurën rreth orës 21:00, dhe shkurtimisht e hapi rreth orës 3 të mëngjesit për ta mbyllur sërish pas 45 minutave, njofton “Associated Press”.

Policia britanike ka thënë se ata besojnë se fluturimi i avionëve pa pilot në aeroportin e Gatwick është një akt i qëllimshëm, por nuk ka shenja se është i lidhur me terrorizmin. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me dije…