Mijëra persona në radhë kilometrike për ushqim në Afrikën e Jugut (Video)

01 maj 2020 | 10:16

Mijëra persona u vendosën në radhë për ushqim në një qytet të Afrikës së Jugut, ku mbizotëron izolimi për shkak të pandemisë.

Video të filmuara me dron shfaqin pamje tepër dramatike, ndërsa qytetarët në Centurion krijuan një varg njerëzor prej 4 kilometrash.

Biznese të ndryshme dhuruan 8 mijë shporta ushqimore, të cilat u shpërndanë në disa vendbanime informale.

Afrika e Jugut, prej 5 javësh, po jeton nën masa të rrepta sigurie për të ndaluar përhapjen e Covid-19, duke lënë banorët dhe bizneset pa një burim të ardhurash. Vendi planifikon rihapjen graduale duke nisur 1 maji dhe është në kërkim të një metode për të ristartuar ekonominë dhe frenuar përhapjen e koronavirusit.

Afrika e Jugut raporton më shumë se 5 mijë raste në total dhe 103 viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myslimanët po përdorin teknologjinë që të rrinë të lidhur bashkë…