Mijëra protestues në Gjeorgji përpara përballjes politike

29 dhjetor 2024 | 09:31

Mijëra protestues gjeorgjianë kanë formuar një zinxhir njerëzor në kryeqytetin Tbilisi, përpara një përballjeje politike ndërsa presidenti i ri përgatitet për betimin.

Inaugurimi i një presidenti të ri – ish-futbollisti i Mançester Sitit, Mikheil Kavelashvili, i cili shihet si aleat i partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane – pritet të dielën.

Por kreu aktual i shtetit, Salome Zourabichvili, po refuzon të japë dorëheqjen, duke e përshkruar zgjedhjen e tij si të paligjshme, shkruan BBC.

Ëndrra Gjeorgjiane, e cila ka qenë në pushtet për 12 vjet, fitoi zgjedhjet parlamentare në tetor, por fitorja u zhyt nga akuzat për mashtrim dhe që atëherë ka pasur protesta.

Katër grupet kryesore të opozitës kanë refuzuar Kavelashvilin dhe kanë bojkotuar parlamentin. Ende është e paqartë se si do të zgjidhet problemi.

Protestuesit, duke valëvitur flamujt e Gjeorgjisë dhe të BE-së, formuan një zinxhir njerëzor që shtrihej në kilometra të shtunën.

“Unë jam në rrugë së bashku me të gjithë familjen time duke u përpjekur disi ta heqim këtë vend të vogël nga kthetrat e perandorisë ruse”, tha një protestues për Associated Press.

Ëndrra Gjeorgjiane është bërë gjithnjë e më autoritare vitet e fundit, duke miratuar ligje të stilit rus që synojnë mediat dhe grupet joqeveritare që marrin fonde të huaja, dhe komunitetin LGBT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i…