Mijëra protestues nisin raundin e ri të protestave në Hong Kong

01 dhjetor 2019 | 13:16

Pas një jave të qetësisë, mijëra protestues antiqeveritar vërshuan rrugët e Hong Kongut të dielën duke bërë thirrje për “çlirimin e Hong Kongut”.

Protesta e cila u mbajt në një nga pjesët kryesore të qytetit, erdhi pas marshit të qindra protestuesve pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara për të shprehur mirënjohje për mbështetjen e ShBA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ditë më parë ka nënshkruar një ligj që mbështet protestuesit prodemokracisë në Hong Kong.

Vendimi është dënuar nga autoritetet e Hong Kongut dhe Kinës.

Protestuesit mbanin pankarta me thirrje “Kurrë mos harroni se si keni filluar”, “Revolucion tani”.

Javën e kaluar për shkak të zgjedhjeve lokale ku shënuan fitore kandidatët prodemokracisë, protestat ishin pezulluar. Protestat antiqeveritare kanë përfshirë ish-koloninë britanike që nga qershori, shpesh duke shkaktuar mbylljen e shkollave, aeroportit dhe transporteve tjera.

Ato ishin organizuar fillimisht për të kundërshtuar një projektligj që parashikonte ekstradimin e të dyshuarve në Pekin, por shpejt janë shndërruar në një betejë, për të drejtat demokratike dhe ruajtjen e lirive civile, të garantuara për Hong Kongun më 1997, kur Britania e Madhe ia ktheu territorin Kinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër tërmet ka goditur pak minuta më parë me…