Mijëra protestues rrugëve të Beogradit, Vuçiqin e quajnë hajn dhe të korruptuar
29 dhjetor 2018
| 22:17
Disa mijëra serbë u mblodhën sonte për të protestuar kundër presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq Vucic dhe partisë së tij udhëheqëse, Partia Progresiste Serbe, në qendër të Beogradit.
Protestuesit e shumtë bërtitën “Vuçiq hajni” derisa marshuan paqësisht përmes qendrës së qytetit në protestën e katërt të këtillë në po kaq javë. Ata kërkuan liri të mediave, fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve opozitarë, raporton “Reuters”.