Mijëra spanjollë protestuan kundër turistëve: Parajsa juaj, makthi ynë!

22 korrik 2024 | 20:27

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Majorkës më 21 korrik, duke protestuar kundër hiperturizmit ose turizmit masiv, një lëvizje që tashmë është përhapur në të gjitha destinacionet turistike të njohura të Spanjës .

“Po për turizmin, por jo kështu”, “Ju duam turistë kur nuk blini tokën tonë” dhe “Parajsa juaj është makthi ynë” e shumë slogane të tjera duken në pankartat e protestuesve, të cilët “përmbytën” rrugët në Palma de Mallorca, që ndodhet në bregun jugor të ishullit.

Policia tha se numri i protestuesve ishte rreth 12,000, por mediat lokale të lajmeve thonë se numri ishte 50,000. Organizatorët argumentojnë se modeli turistik i ishullit “varfëron punëtorët dhe pasuron vetëm disa”.

Ata bëjnë thirrje gjithashtu për një “model alternativ turizmi”, krahas “aksesit në strehim të denjë”, “përmirësimit të shërbimeve publike” dhe “ruajtjes dhe rigjenerimit të zonave natyrore”. Ishujt Balearik, të cilët përfshijnë Majorkën, ishullin më të madh, si dhe Minorca, Ibiza dhe Formentera, tërhoqën 14.4 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar, sipas Shërbimit Kombëtar të Statistikave të Spanjës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhitë e dhunshme përfshinë një pjesë të Francës lindore, ku…