Mijëra studentë dhe qytetarë protestojnë kundër Vuçiç në rrugët e Beogradit (Video)
Qindra mijëra studentë dhe qytetarë demonstruan në rrugët e Beogradit këtë të premte.
Ata protestuan para godinës së Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e tij për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona nga shembja e një çatie.
Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve që lidhen me tragjedinë dhe të mos ketë “lajme përçarëse mes qytetarëve”.
🇷🇸 Massive anti-Vucic government protests continued tonight in Belgrade, Serbia.pic.twitter.com/Y6BmTolfPg
— kos_data (@kos_data) January 17, 2025
Protestuesit mbajtën 15 minuta heshtje në nder të viktimave të Novi Sadit.
Shkak për demonstratën masive të së premtes u bë edhe një incident që ndodhi të enjten në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues.
Ngjarja u fiksua në një video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.