
Mijëra tatuazhistë zbarkojnë në Moskë për panairin e tatuazhit
04 shtator 2018
| 10:56
Mijëra tatuazhistë kanë zbarkuar në Moskë për ekspozitën ruse të tatuazheve. Festivali dyditor filloi të shtunën pasi artistët e tatuazheve nga e gjithë bota u bashkuan për t’i shfaqur talentet e tyre me mijëra të pranishëm gjatë fundjavës.
Në ekspozitë u shfaqën mjeshtër të famshëm botërorë si Nikko Hurtado, Ami James, Nissaco, Gakkin dhe shumë të tjerë.