Mijëra të evakuuar në Filipine në pritje të tajfunit Mangkhut
Një tajfun i fuqishëm pritet të godasë Filipinet në më pak se 24 orë. Banorët po marrin masa për tu strehuar në zona të sigurta ndërsa ekspertët parashikojnë erëra deri në 255 kilometra në orë dhe dallgë të larta deri në dy metra.
Filipinet po përgatiten të përballen me pasojat e tajfunit Mangkhut që do të godasë vendin në më pak se 24 orë me erëra që arrijnë shpejtësi deri në 255 kilometra në orë dhe reshje të dendura.
Me mijëra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në veri të bregut ku pritet të mbërrijë stuhia ndërsa banorë të tjerë po përpiqen të mbrojnë sa më shumë banesat e tyre para se të largohen
Zëdhënësi i mbrojtjes civile u shpreh për mediat se parashikohen dallgë të larta sa një pallat katër katësh. Por ato që shqetësojnë më shumë janë përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në zonat kodrinore. Fermerët në rajon po mbledhin sa më shpejt grurin dhe misrin para ardhjes së tajfunit.
Janë të paktën 4 milion banorët që ndodhen në zonën që pritet të preket nga tajfuni i cili më pas pritet të zhvendoset në Kinë, sidomos në Hoong Kong. Tajfuni më vdekjeprurës në historinë e Filipineve është ai i vitit 2013 kur Haian vrau më shumë se 7350 persona.