Mikaile Tmusiq, MVP i xhiros së tetë
Në mesjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së tetë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Basketbollisti më i dalluar i xhiros ishte Mikaile Tmusiq i Golden Eagle Yllit. Ai ndaj Trepçës shënoi 21 pikë, kishte shtatë kërcime, pesë asistime dhe pesë topa të vjedhur, ku indeksin e kishte 33.
Edhe bashkëlojtari i tij, Ardit Pepaj zhvilloi ndeshje shumë të mirë përballë mitrovicasve me 20 pikë e dy kërcime.
Bashkimi mundi Pejën 85:83, ku më i dalluari në parket për prizrenasit ishte qendra Anton Kazarnovski me 25 pikë, katër kërcime dhe dy asistime, i ndihmuar nga Avi Toomer me 16 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.
Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj RC Cola Dritës, ku u dallua kapiteni i prishtinasve, Muhamedali Janjeva me 14 pikë, dhjetë kërcime, gjashtë asistime, pesë topa të vjedhur dhe dy bllokada.