Mike Tyson dhe “krimineli seksi” bëjnë shqiponjën
26 qershor 2018
| 10:48
Shqiponja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka sjellë kënaqësi te shqiptarët dhe pakënaqësi te serbët. Shqiptarët në mbarë botën kanë përshëndetur veprimin e tyre, duke shprehur krenari për djemtë shqiptarë dhe suksesin e tyre.
Për të përkrahur djemtë, mjeku shqiptar në Amerikë, Mario Ademaj, ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” disa fotografi, ku shfaqen duke bërë shqiponjën persona të famshëm si Mike Tyson, apo edhe Jeremy Meeks, i njohur si “krimineli seksi”.