Mike Tyson duket se është ende në formë (Video)
17 tetor 2019
| 20:46
Ka 14 vite që është tërhequr nga sporti i boksit, aty ku ka bërë historinë, por edhe pse tashmë është në moshën 53-vjeçare, Mike Tyson duket se është ende në formë të shkëlqyer.
Kampioni i boksit postoi një video në llogarinë e tij të “Twitter”-it, duke treguar se ka ende instinktet e një boksieri të madh. Ai shfaqet në video duke bërë lëvizje që tregojnë se ai gëzon ende forcë dhe shpejtësi.
“Nuk po kthehem në ring, edhe pse munden. Vazhdoj të paguhem. Më pëlqen të flas me këtë brez luftëtarësh”, ka shkruar Tyson bashkëngjitur videos./A2