Mikel: Njerëzit po vdesin dhe ata po luajnë futboll, kurrë nuk do të kthehem në Turqi

20 mars 2020 | 12:34

John Obi Mikel, një mesfushor nigerian që u bë i njohur me kohën e kaluar te Chelsea, është larguar nga skuadra turke Trabzonspor, i indinjuar se si nuk pezullohej kampionati, kur bota po luftonte koronavirusin.

Lojtari ka ndërprerë kontratën me skuadrën turke, duke shtuar se kurrë më nuk do të kthehej atje. Gjithçka kishte nisur kur Obi Mikel kishte shkruar në Instagram duke kërkuar pezullimin e ligës, për të cilën gjë ishte qortuar nga drejtuesit e klubit.

“Të gjithë në Trabzon u çmendën për këtë (postimi në Instagram) dhe më thanë të shkoja urgjentisht në zyrën e presidentit për ta takuar atë në katër sy. Ai më tha ta fshij postimin, dhe unë u përgjigja se nuk do ta bëja, sepse është mendimi im dhe kam të drejt ta shpreh atë sepse jetojmë në një botë të lirë ku liria e fjalës është e garantuar”, ka deklaruar Mikel.

Mikel tutje u ka kërkuar ndërprerjen e kontratës, për të udhëtuar drejt Londrës, ku po qëndronte familja e tij. “Unë ndërpreva kontratën time për të shkuar te familja ime, për ta bërë atë që duhet bërë në këtë situatë, të qëndroni në shtëpi dhe të jini vetëm me të dashurit tuaj, sepse kjo është mënyra se si ndihmojmë të shpëtojmë botën që po vdes”.

I pyetur nëse do të kthehej te Trabzanspor, Mikel u përgjigj: “Pasi u trajtua kjo situatë kështu, kurrë. Në asnjë mënyrë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Zirina Llambro Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar,…