Mikja e madhe e Kosovës uron 10-vjetorin e Pavarësisë

16 shkurt 2018 | 15:05

Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, nëpërmjet një videomesazhi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Ndonëse na ndan oqeani, Kosovën dhe popullin e saj e kam gjithnjë në mendje. Sa herë më pyesin se cila është e arritura ime si sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës. Gjatë këtyre 10 viteve kam qenë krenare për hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt stabilitetit më të madh, përparimit dhe integrimit në bashkësinë euroatlantike”, ka thënë ndër të tjera Albright.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shumë gjenerata sakrifikuan jetën e tyre vetëm që ne sot…