Mikja e ngushtë e ministres Hajdari punësohet nga Qeveria Kurti

16 shtator 2023 | 15:41

Azra Lajqi, mikja e ngushtë e ministres Rozeta Hajdari është punësuar si inspektore e arsimit në Pejë.

Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin e punësimit të saj, vendim ky i marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lajqi po ashtu ishte edhe kandidate për asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Pejës në zgjedhjet e fundit lokale.

Konkursi për “Specialist të Arsimit” në Pejë i hapi rrugë punësimit të shoqes së ngushtë të ministres Hajdari. Lajqi zyrtarisht me 12 shtator u punësua si inspektore e arsimit.

sh kandidatja për asamblistë e kontaktuar nga Gazeta Insajderi ka mohuar se ka ndikim politik në punësimin e saj, ndonëse nuk u shpreh plotësisht e bindur “Nuk e besoj”, u shpreh ajo.

Lajqi tha se ka 10 vite përvoj në arsim.

“Po unë jam pranuar si inspektore e arsimit. Nuk e besoj që ka pasur të bëjë me ndikimin politik aspak. Unë jam shumë e përgatitur, kam punuar shumë edhe kam thënë se në momentin e parë që hapet një pozitë për inspektore unë do të konkurroj. Kam 10 vite përvoj në arsim, e di se çka jam problemet në atë fushë“, tha Lajqi për Insajderin.

Konkurs në të cilin Azra Lajqi u ‘rehatua’ me pozitë ishte shpallur nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publike në kuadër të MPB-së.

Gazeta Insajderi ka siguruar edhe dokumentin e punësimit të saj në pozitën “Inspektore e Arsimit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky vit pritet të jetë më sfiduesi për ngrohtoren e…