![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/raka.png)
Mikrobiologu Raka e mposhti koronavirusin
18 nëntor 2020
| 20:30
Mikrobiologu, Lul Raka, është shëruar nga koronavirusi, kjo është bërë e ditur në një intervistë që ai sapo e dha për televizionin publik.
Ai në emisionin “Imazh” të RTK-së foli për situatën epidemiologjike në vend. Raka tha se shifrat e të prekurve me koronavirus janë rritur për shkak të “motit të keq dhe hyrjes brenda, kthimi në shkolla dhe ekipi sezonal”.
Ai ka deklaruar se zvogëlimi i kontaktit mes njerëzve zvogëlon shifrat me koronavirusin. Tutje ai shtoi se numri më i madh i testimeve e rritë edhe numrin e rasteve me Covid-19.