Mikrobiologu rus: Në laboratorin e Wuhanit u bën çmendurira
Pas letrës së një gazetare kineze që tronditi botën, ku Sheng Xue akuzoi se Partia Komuniste u përpoq të mbulojë gjurmët e saj, duke shtypur provat ndërsa heshtin mjekët, gazetarët dhe qytetarët e tjerë që u përpoqën të paralajmërojnë të tjerët.
Nga ana tjetër, një nga mikrobiologët më të njohur rusë ka deklaruar se Covid-19 është rezultat i “çmendurirave” që bënë me të në laborator shkencëtarët në Wuhan të Kinës. Petr Chumakov thotë se qëllimi i tyre ishte të studionin virusin dhe jo të krijonin një virus vdekjeprurës.
“Në Kinë, shkencëtarët në Laboratorin e Wuhanit, po punonin intensivisht për zhvillimin e disa varianteve të koronavirusit gjatë 10 viteve të fundit. Ata e bënë këtë, jo me qëllim, por për të studiuar. Për mendimin tim, kanë bërë çmendurira. Për shembull, kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit që të infektojë qelizat njerëzore”.