Miku i Faton Hajrizit: Ja çka më bën të dyshoj që ai mund të jetë gjallë

22 korrik 2024 | 13:42

Erkin Morina, një mik i Faton Hajrizit, ka thënë se dyshon që Faton Hajrizi është vrarë në Serbi të premten.

Morina, në një deklarim për Kosova Today, tha sot se dyshimet e tij bazohen te fakti që institucionet shtetërore serbe ende nuk e kanë identifikuar viktimës dhe se ende nuk e kanë kthyer kufomën e tij në vendlindje.

“Ajo që më bën të dyshoj është që institucionet e sigurisë ende qe disa ditë nuk kanë arritur të identifikojnë kufomën. Unë i falënderoj institucionet e Kosovës që kanë bërë kërkesë që të identifikohet trupi dhe të kthehet në vendlindje trupi i Fatonit”, tha Morina.

“Ajo që më bën të dyshoj se edhe pse kanë kaluar këto ditë, ende nuk është kryer identifikimi”, përsëriti ai.

Morina tha se Faton Hajrizin e kujton si shok besnik dhe njeri të mirë.

“Unë e mbaj mend si një shok besnik, i cili gjithmonë i ka treguar parimet e tij të burrnisë. Ajo që më ka bërë përshtypje është se gjatë kohës në burg, ai ka qenë i interesuar t’i kthehej jetës familjare dhe ka pasur ambicie që ta përfundojë edhe fakultetin pasi që e kreu shkollën e mesme”, u shpreh Morina.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha të premten se personi i vrarë në Lloznicë të premten në mesditë është identifikuar si Faton Hajrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy ditësh spektakli, ka përfunduar gara ndërkombëtare FIBA 3x3…