Miku i Kosovës, Reto Nause, fiton votat për Parlamentin e Zvicrës me partinë e Qendrës
Të dielën janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Zvicër.
E miku i Kosovës, Reto Nause, i cili ka qenë në garën për deputet me Partinë e Qendrës ka arritur të fitojë votat për të hyrë në parlamentin zviceran.
Nause njihet si mbështetës i Kosovës. Ai ka vizituar vendin tonë së bashku me veprimtarin Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, shkruan “Epoka e re”.
Politikani zviceran Nause gjatë vizitës në Kosovë, i shoqëruar edhe nga Sali Bislimi, është takuar me personalitete të ndryshme të politikës, si dhe ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Reto Nause më 16 tetor të vitit 2018 ishte dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi në atë kohë me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Thaçi i kishte shprehur mirënjohje Nauses për kontributin në promovimin e Kosovës në Zvicër dhe për përkrahjen e dhënë për komunitetin kosovar atje.
Reto Nause përmes shumë veprimeve të tij ka treguar se di do shqiptarët në përgjithësi, madje në zyrën e tij është parë edhe me plis të bardh në kokë.
Reto Nause aktualisht ka pozitën e drejtorit të Sigurisë dhe Energjetikës në Bern.