Mikullovci, Veselit: Fol ma kadale se nuk po të marr vesh (Video)
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, gjatë seancës së sotme plenare, në të cilën janë votuar disa nga çështjet e mbetura nga seancat e kaluara, ka tentuar ta imitojë kryeparlamentarin Kadri Veseli, i cili i lexonte dokumentet në mënyrë të përshpejtuar.
Nga ky imitim Veseli ka mbetur i shtangur duke menduar se Mikullovci nuk është mirë me shëndet.
“…. shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë. Nuk e di çka po folni, nuk e di çka po votoj”, ka deklaruar Mikullovci.
Pas kësaj deklarate kanë shpërthyer të qeshurat në sallën e Kuvendit.
Më tutje, Veseli i ka thënë Mikullovcit se ka të drejtë. “Unë jam i gëzuar, se u frikësova fillimisht mos nuk je mirë, por ma bërë me dije se unë nuk qenkam mirë. Faleminderit shumë. Ke të drejtë plotësisht, do të shkoj më ngadalë”, ka deklaruar Veseli.