Mila Kunis flet për ish të dashurin
25 korrik 2018
| 13:03
Dy vjet para se ta fillojnë lidhjen me Ashton Kutcherin, Mila Kunis ishte e dashuruar kokë e këmbë në Macaulay.
Ajo ka marrë gjithë fajin për ndarjen nga ish i dashuri i saj Macaulay Culkin. Dyshja zyrtarisht i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2011.
Në një intervistë të realizuar së fundmi, Mila ka thënë se ajo e kishte shkaktuar vetë ndarjen. “Ishte një ndarje e vështirë.
E pata një ndarje të tmerrshme, me të vërtetë të tmerrshme. Isha idiote në të 20’tat dhe do të pranoj se unë i pata fajet” është shprehur Kunis. Ajo tashmë është e lumtur me Ashtonin, me të cilin ka dy fëmijë.