Milaim Hajdari zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Drenas
16 dhjetor 2021
| 12:27
Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të Komunës së Drenasit, Gani Krasniqi, në prani të kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci dhe asamblistëve është mbajtur mbledhja e Kuvendit, ku Milaim Hajdari është zgjidhur kryesues i KK-së së Drenasit.
Me 19 vota për, Milaim Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal për mandatin 4 vjeçar në komunën e Drenasit.
Pas zgjedhjes së tij me shumicë votash, Hajdari ka falënderuar kryetarin Lladrovci për besimin e dhënë dhe përkrahjen e asamblistëve për të udhëhequr kuvendin komunal.
Në seancë kanë marrë pjesë 31 asamblistë dhe Komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit është përkujdesur që procesi votimit të jetë konform legjislacionit në fuqi.