Milaim Raci i bashkohet AAK-së
09 gusht 2019
| 13:00
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka bërë me dije se sot kësaj partie i është bashkuar aktivisti politik dhe kombëtar Milaim Fazli Raci.
Haradinaj ka thënë se nga sot kryetari Zenun Elezi do ta ketë një krah të fortë në qytetin e Klinës.
“Nga sot AAK-së ju bashkua edhe njëri ndër aktivistët politik dhe kombëtar Milaim Fazli Raci. I urova mirëseardhje në familjen e madhe të Aleancës dhe nga sot kryetari Zenun Elezi, do e ketë një krah të fortë në qytetin e Klinës. Suksese Milaim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/