Milaim Zeka akuzon Vetëvendosjen për aleancë të fshehtë me Listën Serbe
25 shkurt 2018
| 13:49
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj lëvizje, Albin Kurtin për aleancë të fshehtë me Listën Serbe.
“Lista Serbe dhe VV bashkë. Në të kaluarën kanë pasur aleancë të fshehtë. Tash ashiqare: vetëm këto dy parti luftojnë për ta shkatërruar çdo qelizë të shtetit të Kosovës. Po me vjen mirë që të gjithë po e shohin se lideri i VV-së dhe Lista Serbe kanë të njëjtën agjendë. Ju ka mbet edhe Rada Trajkoviqi të ju bashkohet, sepse treshja ju ecë më mirë…!!!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.