Milaim Zeka: Albini e Vjosa para Edi Ramës janë si krimbi para shqiponjës
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti para kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, janë si “fabula e krimbit me shqiponjën”.
Zeka në “Facebook” ka thënë se presidentja Osmani ka qenë dhe është e mbushur me urrejtje.
Postimi i plotë i Zekës pa ndërhyrje:
Vjosa dhe Albini perpara Edi Rames, jane si fabula e krimbit me shqiponjen
Presidentja e vendit, une po ia permend emrin, Vjosa Osmani, ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me urrejtje. Eshte sikur me pas qene çika e Sali Berishes. Eshte e ziere ne kazanin e urrejtjes.
Krejte shkallet e karrieres politike i ka ngjitur jo vetem duke i sha kundershtaret politik, por edhe ata qe e kane perkundur ne djepin e politikes brenda LDK-se.
Dje ka derguar nje telegram per zgjedhjet ne Shqiperi, ama emrin e Edi Rames, nuk ja beri zemra me e permend.
Personalisht kam dashur ndryshimin ne Shqiperi, edhe pse i bindur kam qene qe ‘Rama ik’ nuk do te ndodhte. Pas fjalimit te Edi Rames, koxha jam i bindur qe Edi do beje ndryshimin. Ftesa e tij per PD eshte shpresedhenese.
Sidoqofte, Vjosa me Albinin, perpara Edi Rames jane sikur krimbi perpara shqiponjes.
Tek po zvarritej krimbi neper livadh, u leshu shqiponja qe ta hante. Mos me ha o shqiponje, se eshte turp per ty te mirresh me nje krimb. Shqiponja e fali, po krimbi duke u zvarritur, pas shume muajsh u ngjite ne majen e nje bjeshke. Ishte shtri mbi nje guri dhe po rrezitej. Shqiponja e pa dhe ju sul qe ta hante perseri. Mos me ha o shqiponje, se po me duket vetja sikurse ti…!