Milaim Zeka bën thirrje për votimin e demarkacionit
22 shkurt 2018
| 11:14
Deputeti i Nismës për Kosovës, Milaim Zeka, para fillimit të seancës të jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, u ka bërë thirrje deputetëve për votimin e kësaj marrëveshje.
Ai ka thënë se kush voton kundër kësaj marrëveshje është kundër lirisë së lëvizjes se lirë të qytetarëve dhe kundër interesit shtetëror.
Zeka ka ftuar edhe deputetët e Vetëvendosje që të votojnë pro demarkacionit.