Milaim Zeka: Do ta tradhtoja gruan me Yuri Kim për hir të dashurisë që kam për Amerikën
24 dhjetor 2021
| 16:45
Milaim Zeka herë e ka mohuar të ishte i martuar e herë e ka pranuar se në jetën e tij kishte një grua. Dhe për këtë “ngatërresë” fajin ia linte Covidit.
I pyetur për Yuri Kim, ambasadoren e ShBA në Shqipëri, ai nuk hezitoi të shprehte pëlqimin e tij e madje të shkonte përtej kësaj.
Dajana: Po Yuri Kim?
Milaim Zeka: Unë jam i dashuruar te Yuri Kim dhe është e vetmja femër më të cilën unë do e tradhtoja gruan time.
Dajana: Atëherë, ti paske grua, pra qenke i martuar?
Milaim Zeka: Unë do e tradhtoja gruan me Yuri Kim për hir të dashurisë që kam për Amerikën dhe kam thënë në foltoren e Parlamentit të Kosovës se nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan tre ditë, unë nuk do të fle tre muaj. /Oranews/