Milaim Zeka flet për raportet me presidentin Thaçi
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka komentuar raportet që ka me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, duke thënë se asnjëherë nuk e ka ndryshuar qasjen që ka ndaj tij.
Në emisionin “Sytë 7” në “Klan Kosova”, Zeka ka thënë që sa i përket politikës ndërkombëtare e mbështet në mënyrë absolute presidentin Thaçi.
“Presidenti është dashuria e LDK-së dhe PDK-së, ndërsa ai mund të jetë simpatia jonë në aspektin e politikës së tij ndërkombëtare. Unë e çmoj e respektoj dhe e mbështes në mënyrë absolute angazhimin e presidentit Thaçi në politikën ndërkombëtare”.
“Ndërsa në politikën e brendshme të gjithë këtë katrahurë (gjatë kohës kur ka qenë kryeministër) çdo gjë brenda që e kanë bërë keq e ka bërë PDK-ja dhe LDK-ja”.
“Sa i përket marrëveshjes që po debatohet ne nuk e kemi lënë kurrë presidentin me të flasë deri në pikë ne e kemi paragjykuar presidentin”.
“Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja e sidomos ata ‘lepurushat e politikës’ të LDK-së që janë ‘pijunat’ e Bujar Bukoshit ata mundohen ta sulmojnë Thaçin duke e paragjykar se çfarë po mendon”.
“Ai njeri që e quan Thaçin tradhtar duhet të shkojë në neuropsikiatri dhe nuk e lëshojnë më e lidhin me hekura e mbajnë atje”, ka thënë Zeka duke iu referuar atyre që sipas tij ia kanë dhënë këtë epitet presidentit Thaçi.