Milaim Zeka fyen rëndë aktivistin Jasharaj, ndërhyn autori i emisionit (Video)
03 shkurt 2022
| 10:58
Durim Jasharaj, aktivisti i shoqërisë civile dhe Milaim Zeka, ish-deputet janë përplasur mbrëmë në një emision live.
Përballja ka nisur kur Milaim Zeka i ka thënë Jasharajt se është “si parashutist i Vetëvendosjes”.
“Me strategjinë që po e përdorë për mu tingëllon si parashutist i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Zeka.
Pas kësaj ka reaguar Jasharaj duke mos e konsideruar fjalën e tij.
“Ti thuamë çfarë të dush se nga ti nuk prekna. Nuk të konsideroj që ki legjitimitet politik a njerëzor”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë e Jasharajt ka bërë që Zeka të shpërthej në sharje e ofendime.
“Ti je super rrugaç. Rri more rrugaç. Ti po me kallxon mu se çka jam”, është shprehur Zeka.