Milaim Zeka i fton Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin në partinë e tij
24 gusht 2019
| 14:07
Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, i ka ftuar Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin që t’i bashkohen partisë së tij.
Zeka ka thënë se me Veliun dhe Hazirin kishin mundur të bëhen ndryshime radikale në skenën politike të Kosovës.
“Me Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin kishim mujtë me ba ndryshime radikale në skenën politike të Kosovës. Ma mirë me ardh me mu, se sa me ndejtë me njeriun me anti LDK, Isa Mustafën!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/