Milaim Zeka kërkon shkarkimin e Gjergj Dedajt
05 maj 2018
| 16:18
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit të Punëve të Jahtme, Gjergj Dedaj, për shkak të deklaratës së këtij të fundit se Kosova nuk duhet të synojë të anëtarësohet në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI).
Zeka, përmes një postimi në llogatinë e vet në “Facebook”, ka thënë se deklaratat e Dedajt po e turpërojnë Kosovën në çdo organizim.
“Po të isha unë në MPJ të Republikës së Kosovës do të kerkoja urgjentisht shkarkimin e këtij personi, i cili na turperon në çdo prezentim edhe brenda mahalles, se lërë më jashtë kufijeve të Kosovës”, ka shkruar Zeka.