Milaim Zeka: Kosova po arreston njerëz me porosi
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj arrestimit të drejtuesve të kolegjit “Mehmet Akif”.
Arrestimin e tyre, deputeti Zeka e ka quajtur skandal.
“Ky është skandal. Është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Nënshtetasit turq të arrestuar në Kosovë duhet të lirohen. Unë nuk e mbroj as Erdoganin, as Gulenin, unë mbroj këta njerëz që kanë punuar kaq vite në Kosovë pa bërë as të keqen me të vogël.
I thërras gjykatësit e Kosovës që ta marrin shembull gjykatësen franceze në rastin e Ramush Haradinajt. Mos bini pre e marrinave e pazareve politike të ditës. Mendoni te këta njerëz, të familjet e tyre, të kontributi i dhënë për Kosovë!
Drejtësia kosovare ndodhet përpara një vendimi të madh…”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”