Milaim Zeka: Nëse KFOR-i lëshon udhë, ushtria serbe vjen për 45 minuta te Ura e Ibrit
Analisti dhe gazetari Milaim Zeka, ka thënë në një intervistë për “Euronews Albania” se gjendja në veri të Kosovës është alarmante dhe përgjegjës për këtë sipas tij, është Albin Kurti.
Zeka është shprehur se me qëndrimet e tij, që nga çështja e targave deri tek qëndrimi ndaj diplomatëve, Kurti i ka sjellë tensionet në këtë nivel.
Gazetari Zeka ka kritikuar edhe deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se është “gomarllëk” t’i kërkohet KFOR-it që të lëshojë rrugë. Sipas tij nëse ndodhë diçka e tillë, forcat serbe për 45 minuta arrijnë tek Ura e Ibrit.
“Çelësi i zgjidhjes së situatës është te amerikanët dhe evropianët, jo te Albin Kurti, jo te ne. Deputetët e tij, me çfarë gomarllëku i thonë KFOR-it të lëshojë rrugë?! Por nëse KFOR lëshon rrugë, ushtria serbe për 45 minuta vjen te Ura e Ibrit. E kupton se në çfarë gjendjeje alarmante kur deputetë të Kurtit i thonë KFOR të lëshojë rrugë. Jemi në një situatë shumë të rëndë. E vetmja zgjidhje është që amerikanët ta gjunjëzojnë Vuçiqin”, ka thënë Zeka.