Milaim Zeka nesër zyrtarizon subjektin politik – PEK
28 qershor 2019
| 14:45
Nesër (e premte) do të mbahet ceremonia solemnen e promovimit të Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK).
Ky aktivitet do të mbahet në orën 12:00 në Hotel Emerald.
Moto e kësaj partie do të jetë: “Nuk mund të jesh hajn dhe patriot, nuk mund të jesh hajn dhe njëkohësisht intelektual”.
Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) do të drejtohet nga deputeti Milaim Zeka./Epoka e re/