Milaim Zeka: Nuk do të kthehem në punimet e seancës
05 shtator 2018
| 17:44
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se ai do ta bojkoton vazhdimin e punimeve të seancës.
“Edhe nëse punimet vazhdojnë, unë nuk do kthehem në seancë”, ka thënë Zeka para gazetarëve në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se është për të ardhur keq se si asnjë deputet nuk ka asnjë informacion se çka po ngjanë me vazhdimin e punimeve të seancës.