Milaim Zeka ofron votën për rrëzim të Qeverisë (Video)
06 qershor 2019
| 16:33
Partitë opozitare në Kosovë kanë një votë më shumë nga partitë në pushtet për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj.
Kjo pasi, deputeti Milaim Zeka është shprehur i vendosur se vota e tij do të jetë në shfrytëzim të opozitës për dërgimin e Kosovës në zgjedhje të reja.
Në lidhje me këtë, deputeti Zeka në një intervistë për “Kosovapress”, ka konfirmuar takimet dhe kontaktet me partitë opozitare dhe këtë vendim ka thënë se e ka marr për shkak të vjedhjes drastike që po i ndodhë parasë publike.
Në këtë intervistë, deputeti Zeka ka folur edhe për partinë e re që do të formojë më 29 qershor.