Milaim Zeka: Priten arrestime në QNR, Albana Bytyqi do të bëhet deputete
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka komentuar rastin e fundit të manipulimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatit (QNR).
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se sipas informacioneve që posedon priten arrestime në QNR dhe, sipas tij, Albana Bytyqi (AAK) do të bëhet deputete pas rinumërimit të votave, ku kjo e fundit ka akuzuar bashkëpartiaken Meliza Haradinaj-Stublla për manipulim të votave.
“Arizoni i cili del si emër në videoincizimin e publikuar nga Insajderi, sipas burimeve të mia të informacionit, ka një emër krejt tjetër. Ai përmes disa zyrtarëve të lartë politikë ka hyrë në Qendrën e Numërimit me një begj krejt fals. Policia e Kosovës bashkë me prokurorin e dinë një gjë të tillë”, ka shkruar Zeka.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Priten arrestime ne Qendren e Numerimit
Albana Bytyqi do behet deputete
Arizoni i cili del si emer ne videoinqizimin e publikuar nga Insajderi, sipas burimeve te mia te informacionit, ka nje emer krejte tjeter. Ai, permes disa zyrtareve te larte politik, ka hy ne Qendren e Numerimit me nje begj krejte fallc. Policia e Kosoves, bashke me prokurorin, e dine nje gje te tille.
Perplasjet kane ardhur pas dyshimeve te shprehura nga disa njereze qe kane aderuar se voni ne AAK, se po demtoheshin nga komisioneret e kesaj partie, dhe nga disa kolege te futur ne listate e deputeteve. Skandali eshte i thelle, edhe shume gjera do behen publike.
Njerezit brenda AAK-se flasin per keto manipulime, te cilat jane bere edhe me mbeshtetjen e disa deputeteve te vjeter.
Ish deputeteja e AAK-se, e cila fillimisht e akuzoi publikisht Meliza Haradinajn per ”manipulime”, sipas te gjitha gjasave do behet deputete. Pjesa e vazhdimit mbetete pune per policine, dhe prokurorine. Shume komisioner duhet arrestuar, sepse permes manipulimeve te tyre, vritet edhe vota, edhe demokracia…!